Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me largimin e disa gazetarëve nga puna.
AGK po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve një sqarim se si do të ndihmohen mediat, dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë.
“AGK apelon sërish për drejtuesit e medieve që të mos bëjnë shkelje të tilla ligjore dhe t’i trajtojnë dinjitetshëm kolegët tanë, marrë parasysh se ata ndodhen pothuajse në vijën e parë të frontit përgjatë kësaj pandemie, duke rrezikuar madje edhe veten e tyre. Lidhur me këtë situatë, AGK sot, për herë të tretë, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave dhe Transfereve se a do të ndihmohen kolegët tanë dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë”, thuhet në reagim.
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...