Manchester United është i gatshëm ta lejojë mesfushorin, Paul Pogba të rikthehet te Juventus, por në këmbim ka kërkuar yllin e skuadrës italiane, Matthijs de Ligt.
“Djajtë e Kuq” synon të përforcojnë mbrojtjen dhe që një kohë janë duke u munduar ta transferojnë yllin e Napolit, Kalidou Koulibaly, mirëpo nëse ky transferim dështon atëherë planifikojnë ta transferojnë De Ligt, transmeton portali arbresh.info.
De Ligt është në formë të mirë te gjiganti italian, andaj klubi anglez e sheh si mbrojtësi i duhur për të luajtur afër Harry Maguire-s.

Sipas Express, United ka propozuar shkëmbimin Pogba – De Ligt.
Thuhet se “Zonja e Vjetër” është duke shqyrtuar këtë ofertë, por me shumë mundësi përgjigja do jetë negative./arbresh.info.
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje