Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se ka takime misterioze të Albin Kurtit me prokurorë të Gjykatës Speciale.
Zeka, në “Debat Plus” ka thënë se Kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorin e Gjykatës Speciale, por të njëjtit nuk kanë dashur ta bëjnë publike këtë takim.
“Kam informacione se Kurti është takuar me Gjykatën Speciale së paku dy herë, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu rreth pesë herë…Është më rëndësi të thuhet se ata kanë diskutuar Gjykatën Speciale tema shumë të rënda”.
“Takimet janë krejt normale, por për mua që janë mbajtur të fshehta takimet është e çuditshme”.
Milaim Zeka ka pranuar se ka qenë ndërmjetësues për një takim mes Hashim Thaçit dhe Gani Gecit për të zgjidhur një konflikt të vjetër mes tyre që lidhet me Komunikatën nr.59 të UÇK-së gjatë kohës së luftës.
“Nuk ma ka kërkuar atë takim as Hashim Thaçi e as Gani Geci, por kam dashur ta shuaj një konflikt që ka qenë nga lufta. Komunikata nr.59 nuk do të ketë ndonjë implikim te Gjykata Speciale”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit