Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, e ka lidhur formimin e Vetëvendosjes me PDK-në.
Geci në “Debat Plus” thotë se Vetëvendosje ka dalë nga PDK-ja.
Ai këtë lidhje e bën për shkak se disa figura të larta të Vetëvendosjes kanë qenë njerëz të PDK-së dhe LPK-së, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, anëtari i LDK-së thotë se fuqinë më të madhe Albin Kurtit ja kanë dhënë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në kohën kur këta ishin bashkë në opozitë.
“Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”.
Geci thotë se pasi është kthyer nga burgu, Albin Kurti ka qenë me PDK-në.
“Kurti në atë kohë dilte çdo mbrëmje në RTV dhe fliste kundër Ibrahim Rugovës”, tha ndër të tjera Gani Geci.
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë