Për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë asnjë ndihmë për futbollin gjatë kësaj periudhe emergjence për shkak të koronavirusit, në Fan Zone në Supersport foli edhe presidenti i Laçit Pashk Laska. Sipas numrit 1 të skuadrës kurbinase futbolli ka hyrë në një kolaps të madh.
“Nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë, rëndësi ka kush do t’i paguajë futbollistët dhe kush do t’iu japë për të ngrënë. Unë iu kam komunikuar futbollistëve që me datë 11, klubi nuk merr përsipër asnjë lloj pagese. Unë e kam biznes privat dhe nuk mund të paguaj dikë që nuk punon.
Kryeministri? Unë jam i mendimit që ne të deklarojmë atë që paguajmë. Flas në emër të klubit tim. Klubi im funksionon në mënyrë të drejtë dhe paguan lojtarët, deklaron çdo pagë. Paguan rrogat, fjetjen, dietat. Me një dietë sa një punëtor i thjeshtë, nuk e besoj. Unë do iu drejtohem të gjithëve, shtetit, FSHF-së. Deri tani, nuk shoh asnjë dritë jeshile. As te Federata, as te shteti, mendoj se jemi para një kolapsi. Faleminderit”, përfundoi fjalën e tij presidenti i Laçit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...