Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se tashmë është instaluar një ashensor jashtë njërës nga ndërtesat e lagjes së vjetër të Prishtinës.
Ky është ashensori i parë jashtë ndërtesës në Komunën e Prishtinës, ka thënë Ahmeti i cili po ashtu njoftoi se është bërë në bashkëpunim me banorët.
Në katet e larta të kësaj ndërtese banon edhe një person me nevoja të veçanta, për të cilën është bërë shumë më e lehtë lëvizja.
“Punët nuk ndalen! Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër” të Prishtinës. Në bashkëpunim me banorët zgjidhja është edhe me e kuptimtë për shkak të banores me nevoja të veçanta në katet e larta të ndërtesës”, shkruan Ahmeti.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...