Një 102-vjeçare në Itali ka marrë veten nga Covid-19 pasi kaloi 20 ditë në spital.
Mjekët e Italica Grondona thanë se ia kishin lënë nofkën “Malësorja – E pavdekshmja”, transmeton portali arbresh.info.
Ata thanë se kjo përfaqëson një shpresë për të gjithë të moshuarit që përballen me pandeminë.
Grondona është hospitalizuar në fillim të marsit me probleme me zemër që ishin të lidhura me Covid-19. Ajo u largua nga spitali me 26 mars dhe do të kalojë kohë në një qendër të kujdesit për të marrë veten plotësisht.
Sipas organizatës Botërore të Shëndetit, shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 është momentalisht 4-5 për qind ku shkallën më të lartë e kanë pacientët më të vjetër.
Mjekët thanë se Grondona është personi i vetëm që ata e dinë se mund të ketë kaluar nëpër pandeminë e gripit spanjoll të 1918/1919 dhe pandeminë COVID-19.
Pandemia e gripit spanjoll vrau të paktën 50 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./arbresh.info/
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...
Keijsi me fjalor të papërshtatshëm ndaj Stenaldos – kr...
Sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali, sasi rekord për his...