Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në T7, ka thënë se PDK-ja nuk do të përzihet në formimin e qeverisë së re.
Ajo ka sqaruar se PDK-ja është në opozitë dhe aty do të mbetet.
“Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë, nuk përzihemi në biseda për formimin e qeverisë, ne jemi në opozitë”, është shprehur Hoxha.
Por, ajo sqaroi se PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.
“Ne gjithashtu jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje”, ka thënë deputetja Hoxha.
E gjatë kësaj qeverisje, Hoxha thotë se nuk ka pa diçka përveç shkarkimeve.
“Nuk shoh diçka në këtë qeverinë që u rrëzua, gjithçka që kam dëgjuar është ‘shkarkime shkarkime shkarkime’”, shtoi Hoxha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...