Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të datës 23 mars.
Dorëzimin në Kushtetuese e ka bërë anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci.
Nagavci theksoi se presidenti Thaçi më 23 mars bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë lidhur me pandeminë e coronavirusit.
“Presidenti kësaj radhe bëri një shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mosrespektimin e aktit më të lartë juridik, andaj është detyrë dhe obligim që si deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Nagavci.
E pyetur se a do t;i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, Nagavci shtoi se nuk është koha e takimeve.
“Tani nuk është koha e takimeve është koha që ne të jemi të fokusuar në respektimin e udhëzimeve të qeverisë në detyrë dhe ekspertëve shëndetësorë duke e ruajtur distancën dhe ruajtur shëndetin publik Presidenti e ka për detyrë që të respektojë kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale