Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.
Ahmeti ka lutur qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim.
“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me COVID-19.
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...
Sulmohet kompleksi i naftës në Bahrein, dalin pamjet
Izraeli ka goditur më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 ...
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...