Në një status të fundit në profilin e tij në Facebook, Veton Surroi ka analizuar hapat që “i takojnë” t’i marrë presidentit të vendit, z.Hashim Thaçi. Ai ka nënkuptuar se është në përgatitje e sipër një “puç kushtetues” duke e vazhduar gjuhën përçarëse të Vetëvendosjes që vazhdon ta quajë rrëzimin e qeverisë me 82 vota si “grusht shteti”.
Surroi ka kontestuar thirrjen që iu ka bërë presidenti partive politike e po ashtu edhe përmendjen e tij të “qeverisë gjithpërfshirëse”.
Surroi konsideron që është obligim kushtetues i presidentit që t’i kërkojë emrin e mandatarit të ri Vetëvendosjes, dhe nëse injoron një gjë të tillë atëherë bën “puç kushtetues”.
Edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka interpretuar Kushtetutën e Kosovës sipas interesit të tij, ndërkohë që militantët dhe zyrtarët e lartë të partisë së tij kanë përdorur edhe gjuhë urrejtëse e mos-duruese.
Surroi ka qenë një përkrahës i flaktë i Vetëvendosjes gjatë vitit të fundit.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij në Facebook:
PËRGATITJE PËR PUÇ KUSHTETUES
• Pas votës së mosbesimit Presidenti ka obligim Kushtetues që partisë/koalicionit fitues në zgjedhje, në këtë rast LVV, t’i kërkojë emrin e mandatarit për Qeverinë e re.
• Në rast se kjo procedurë (mandatimi, votimi në Kuvend) , nuk arrin të fitojë besimin e shumicës në Kuvend, Presidenti i vendit ka të drejtë diskrecionale (sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese) të emërtojë një mandatar tjetër, nga një subjekt tjetër. Në vendimin KO103-14, shkruan “ Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër”.(pika 90 e Vendimit të Gjykatës)
• Presidenti i vendit ka filluar me thirrjen për konsultime partitë politike dhe shprehjen e preferencave të tij personale se për çfarë Qeverie ka nevojë vendi para se ta përmbushë obligimin kushtetues për ta kërkuar emrin e mandatarit prej LVV.
• Nëse nuk përmbushet obligimi i parë (letra e Presidentit drejtuar LVV për emrin e mandatarit) dhe kapërcehet drejt në pikën e dytë e të drejtën e tij diskrecionale, bëhet fjalë për përgatitjen e një puçi kushtetues, me të cilin sigurohet instalimi i një qeverie jashtë normave kushtetuese të vendit.
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...
Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro
NATO-ja shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbut...
Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmi...