Ani pse të hënën ishin drejtuar disa kërkesa drejt Qeverisë së Kosovës që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në këtë pako të miratuar mbrëmjen e së hënës nuk gjenden gazetarët të cilët gjithashtu gjenden në frontin e parë me virusin korona, shkruan arbresh.info.
Por nga 300 euro janë ndarë për punëtorët tjerë në teren që i janë ekspozuar drejtëperdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre si stafi mjekësor, policët, punëtorët që punojne në karantinë, inspektorët, doganierët etj.
Në këtë pako përfshihen edhe pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale, pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se njëqind euro, mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë euro.
Dje Oda e Afarizmit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përfshijë mediat si sektor i rëndësishëm për paga shtesë pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.
Edhe anëtarja e AKB-së, Lumnije Ajdini ka thënë se këtë thirrje e kanë bërë në Qeveri,/arbresh.info/
Oda e Afarizmit: Mediat të përfshihen urgjentisht në skemën e Qeverisë së Kosovës për paga shtesë
“Gazetarët në front të parë gjatë epidemisë, të futen në pakon financiare të Qeverisë”
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...