
Foreign Policy Chief Federica Mogherini (L) during a joint press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama (R) in Tirana, on March 3, 2017. Mogherini is on a tour to the Balkan states - a tour that started in Montenegro and will end in Albania - to reassure the countries that the EU remains open for enlargement despite crises in the EU. GENT SHKULLAKU / AFP
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media, lidhur me lejet për daljet nga banesat. Sipas Ramës, leje kanë marrë ata që kanë probleme mjekësore, punë apo halle urgjente.
Rama deklaroi se ka pasur shumë telefonata të cilat kanë hasur edhe në problematikë pasi nuk kanë marrë përgjigje por kjo për shkak të linjave që nuk kanë punuar si duhet, ai ka kërkuar që policët të kenë mirëkuptim dhe mos të aplikojnë masat menjëherë.
“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve, ne që po rezistojmë, ashtu sikundër procesi i platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Kemi komunikuar me 16 mijë 172 telefonata të cilat janë menaxhuar nga stafi ynë prej 200 personash. Kemi zgjidhur disa raste të cilat kanë pasur nevojë për ndihmë në këtë situatë. Më lejoni të ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur probleme me aplikimin në e-albania por kanë ardhur si arsye e mos funksionimit të linjave. Policia e shtetit për momentin të jetë pak mirëkuptuese dhe e arsyeshme e të mos aplikojnë menjëherë masat”, – tha Rama. /lapsi.al/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...