Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ku u pritën nga Drejtori, Naser Ramadani dhe Shefi i Mikrobiologjisë së IKShPK-së, njëherit Kryesuesi i bordit të ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Xhevat Jakupi.
Në këtë Institut janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë kësaj pandemie që e ka goditur të gjithë globin.
Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë.
Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantelbardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo fazë me sa më pak pasoja.






Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...