Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka tërhequr vërejtjen se përçarjet e mëdha që po bëhen mes qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të rrezikshme.
Nitaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet të ketë “popull të Vetëvendosjes” dhe popull të partive të tjera, ndërsa ka shtuar se kjo qasje më së paku është përçmim ndaj pjesës tjetër të qytetarëve, që sipas tij, janë shumicë.
Postimi i plotë i Nitajt:
“Ndarja e popullit ne ” Populli i VV-se dhe te tjeret” eshte e rrezikshme!
Prandaj thirrjet per tu respektuar vota e sovranit, duke nenkuptuar me kete vetem ate pjese te sovranit qe ka votuar per VV-ne, me se paku jane perçmim i pjeses tjeter te sovranit, qe ne rastin konkret rezulton te jete shumice!
Kete te drejte nuk e ka askush, e aq me pak mentoret e ekstremit te majte nga jasht!
Populli i ka votuar perfaqesuesit e tij dhe ata e perfaqesojne kete popull deri ne zgjedhjet tjera, dhe ata i perligjin zgjidhjet, qofte per qeveri te re, qofte per zgjedhje te reja!
Vota e cdo votuesi eshte e barabarte dhe ajo ipet ne zgjedhje e jo ne Facebook. Me kete te fundit as nuk mbahen e as nuk permbysen qeverite!
Demokracia parlamentare e ketij sistemi zgjedhor ne Kosove, i ka disa norma tjera te funksionimit!”, ka shkruar Nitaj. muharrem nitaj
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...