Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyçi ka folur për situatën në Klinë dhe karantinën në të cilën po kalon kjo komunë.
Bytyçi ka thënë se ndryshimi i orarit të lëvizjes ka ndikuar në menaxhim më të mirë të situatës.
Kapiteni i Policisë së Kosovës thotë se është mirëpritur vazhdimi i karantinës për Komunën e Klinës në mënyrë që të mbahet nën kontroll situata.
Ditë më parë një pacient nga Peja që kishte shkuar në Klinë për të kërkuar mjekim kishte pasur kontakte të shumta me njerëz.
“Policia bashkë me QKMF në Klinë kanë siguruar të gjitha kontaktet që ka pasur personi në fjalë. Ato kontakte nuk janë të pakta dhe tashmë 20 familje janë vendosur në karantinë. Presim që ditëve të ardhshme çdo rast të del negativ”, deklaroi Ragip Bytyçi për RTV Dukagjinin .
Duke folur për situatën në Klinë sa i përket luftës ndaj COVID-19, ai thotë se suksesi pse në këtë komunë nuk është përhapur virusi qëndron në respektimin e karantinës.
“Pothuajse asnjë person që nuk është nga Klina nuk ka mundur të futet në këtë komunë, e shumë pak persona nga Klina kanë mundur të dalin nga ky vend. Vetëm izolimi mund ta parandaloj përhapjen e sëmundjes”, deklaroi ndër të tjera kapiteni Ragip Bytyçi.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...