Barcelona i ka caktuar çmimin anëtarit të saj, Martin Braithwaite.
Braithwaite, transferimi ‘emergjent’ i Barcelonës, duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij në ‘Camp Nou’.
Danezi u afrua te Barcelona si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër dhe mungesës për zgjedhje nga trajneri Quique Setien.ër
Por, ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca do të heq dorë nga lojtari qysh në këtë merkato, transmeton lajmi.net.
Do të duhet të japin së paku 18 milionë euro, secila skuadër që dëshiron ta ketë Braithwaite në radhët e saja.
Everton dhe West Ham thuhet të kenë interesim, por klubi i Barcelonës ka përshtypje të mira rreth profesionalizmit të lojtarit, dhe nuk e japin për më pak se 18 milionë.
Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të barazojë kërkesat e Barcës, me ofertat.
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit