Po bëhen shumë vite prej se VV-ja vazhdimisht e përmend një marrëveshje sekrete në mes Hashim Thaçit dhe Serbisë, marrëveshje të cilën dje e mohoi Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga kjo, lind pyetja, pse nuk po jetësohet kjo marrëveshje nëse po ekzistoka dhe e paska përkrahjen e SHBA-ve? Përgjigjen është mirë të na jap VV-ja. Gjithashtu, lind pyetja se, ne, qytetarët, a duhet ta konsiderojmë mik apo armik SHBA-në, nëse po e përkrahka një marrëveshje sekrete dhe të dëmshme për Kosovën ? Këtë gjë është mirë të na tregojë VETËVENDOSJA!
Qytetarët duhet ta kenë të qartë se, asnjë marrëveshje nuk mund të miratohet pa përkrahjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, nëse ekziston një marrëveshje e tillë, atëherë Albin Kurti nuk duhet të ikë nga përgjegjësia që i’a kanë dhënë qytetarët. Ai është dashur ta bllokojë këtë marrëveshje në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse do tentonte të kalonte. Këtë e ka deklaruar vetë Albin Kurti para zgjedhjeve, duke thënë se ky do të jetë shpëtimtari i Kosovës dhe ai i cili do ta ndalojë një marrëveshje sekrete që është në dëm të Kosovës.
Ku mbeti shpëtimtari i Kosovës, ku mbeti Albin Kurti që ta ndalojë një marrëveshje sekrete që është në dëm të Kosovës?
Edhe një gjë duhet pasur parasysh: Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka shumë deputetë të cilët ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Ka deputetë që i kanë të vrarë e të zhdukur familjarët e tyre; Ka deputetë të cilët ishin të burgosur e të përndjekur nga Serbia. Kështu që, një marrëveshje që është në dëm të Kosovës nuk ka gjasa të kalojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga këta deputetë.
Prandaj, nëse VV-ja po mundohet ta arsyetojë ikjen nga përgjegjësia, duke paralajmëruar një “marrëveshje sekrete”, është një gabim i madh, sepse qytetarët nuk i votuan për të dezertuar dhe ikur nga përgjegjësitë që i kanë.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...