Afrika e Jugut raporton dy vdekjet e para

11:23 | 27 Mars 2020
A Z

Afrika e Jugut ka konfirmuar dy vdekjet e para nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Zwelini Mkhize tha që të dyja rastet ndodhën në Kepin Perëndimor – një në një spital privat, tjetri në spital publik.

Mkhize tha që shifrat e azhurnuara në rastet e koronavirusit do të publikoheshin shpejt, por që ato ishin rritur në më shumë se 1.000 që dje.

Forcat e sigurisë kanë filluar të zbatojnë një bllokim tre-javor mbarëkombëtar në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, transmeton Klan Kosova.

Kushdo që shkel kufizimet e reja përballet me gjashtë muaj burgim ose me një gjobë të rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale