Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK ka vullnet që të krijohet një qeveri e re.
‘’LDK ka vullnet politik që të marrim përsipër krijimin e qeverisë së re’’, ka thënë Hoti.
‘’Nuk i dimë modalitetet. Dje ka kaluar mocioni. Me sa di unë partia që ka dalë e para duhet të provojë prapë të bëjë qeverinë. Nëse nuk mund të bëjë qeverinë duhet të kërkohet shumicë tjetër në parlament. Aty do ta marrim përsipër ne përgjegjësinë’’, shton ai në emisionin Pressing në T7.
Tutje ai thotë edhe një herë se nuk ekziston mundësia që pas krijimit të qeverisë së re të bëhet një marrëveshje me Serbinë.
‘’Ato janë konspiracione që nuk pijnë ujë më. Jemi lodhë me këso konspiracione që ekziston një marrëveshje në Uashington atje dhe ne duhet të abrikadohemi që të mos ndodhë. Kemi garanca që nuk ka asnjë marrëveshje’’, thotë Hoti.
‘’Bashkëpunojmë ngushtë me EPP’në dhe kemi komunikuar me ta në baza ditore. Kemi pasur vërejtje nga fillimi pasi jemi bërë me një parti të majtë. Pastaj edhe për prishjen e koalicionit por jemi sqaruar. E vërtetë që nuk donin që Kosova të mbesë pa qeveri në këtë kohë’’.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...