Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se 26 marsi nuk është një datë e zakonshme, por është një datë që risjell trishtim dhe dhembje.
Përmes një shkrimi në facebook, ai ka thënë se kjo datë na përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, shkruan arbresh.info.
“Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq”, ka shkruar Veseli në facebook.
Postimi i tij i plotë:
26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën, por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...