Rreth 10 mijë euro në muaj do të shpenzohen vetëm për pemë dhe perime për QKUK.
Ndërsa shuma e plotë që Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paguar për tenderin me titull “Furnizim me pemë dhe perime”, është afër 100 mijë euro, shkruan arbresh.info
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se 98.558 është saktësisht shuma që ka shpenzuar QKUK.

Në mesin e pesë kompanive që kishin aplikuar fituese ka dalë ‘RINESA 1 ” SH.P.K.’ nga Prishtina e cila edhe ka ofruar çmimin më të ulët.
Çmimi më i lartë i ofruar ishte 157.265 euro.
Ky furnizim do të bëhet për 10 muaj.
“Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë: në muaj 10”, thuhet në njoftim.
Vendndodhja kryesore e punës është depo Qendrore-QKUK ndërsa në përshkrim të shkurtër të lëndës së kontratës thuhet “furnizim me pemë dhe perime për nevoja të QKUK-së”./arbresh.info/

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK