Presidenti i Serbisp, Tomislav Nikoliq, është habitur me deklaratën e kreut të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë, në lidhje me Kosovën.
“Serbia nuk ka bërë ende ndonjë hap që do të mund t’i kontribuonte idesë se pavarësia e vetë-shpallur është realitet”, thuhet në deklaratën e Nikoliqit, teksa ka “qortuar” Kostiqin duke i thënë se “nuk mund të flasë për Kosovën në mënyrë individuale, ngase Kosova nuk është pronë e tij”.
“Si mundet që ai ose dikush tjetër të japë diçka që nuk është e tij. Kosova nuk është e jotja e as e ndonjë individi tjetër. Kosova i takon paraardhësve dhe pasardhësve tonë”, thuhet në reagimin e Nikoliqit.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq sot ka dhënë një deklaratë ku thotë se Kosova nuk është më në duart e tyre.
“De facto dhe de jure, Kosova nuk është në duar tona”, tha Kostiq, i cili shtoi se Akademia nuk e ka artikuluar ende qëndrimin e saj për Kosovën.
Ai, në një intervistë në “Radio Beograd”, bëri me dije se Kosova do thotë për ta shumë për sa i përket bazës kulturore serbe dhe për atë, sipas Kostiq, “duhet luftuar dhëmbë më dhëmb”.
Kryetari Akademisë serbe tha se Kosovën nuk do ta harrojmë, duke përmendur edhe gatishmërinë për luftë.
“Askush nuk guxon që të kërkojë nga ne që ta harrojmë Kosovën, në qoftë se dikush bën thirrje për luftë atje, unë do të shkoj edhe pse jam 62 vjeç, por kjo nuk është e ardhmja”, tha Kostiq.
“Por, thënë të drejtën, nëse një ministër, president ose kryeministër duhet të kërkojë leje për të hyrë në atë territor, thotë qartë se ne nuk kemi asnjë kapacitet njerëzor, ekonomik e as ndonjë kapacitet tjetër që atje të imponojmë vullnetin tonë. Ne mund ta gënjejmë njëri – tjetrin në sy, por mundësia është shumë e qartë”, tha Kostiq duke argumentuar që Serbia nuk e ka më në duart e saj Kosovën.
Kostiq gjithashtu solli në debat një pyetje shumë diskutabile për drejtimin e Serbisë, në Evropë apo në lidhje me Rusi.
“Tregim artificial është ai nëse do shkojmë në BE ose Rusi. A po pyet dikush Rusinë ‘a na do neve’”, pyeti Kostiq.
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...