Bashkia e Shkupit do ta ndihmojë qytetin e Zagrebit, pas tërmetit që e kaploi këtë të fundit.
Bashkia e Shkupit do të dërgojë ndihmë prej 50 mijë eurove, tha kryetari Petre Shilegov.
Ai deklaroi se ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij Bandiq dhe duke pasur parasysh se janë mbyllur kufijtë për shkak të coronavirusit, ndihma do të jetë me para.
Zagrebi të hënën në mëngjes u godit nga disa tërmete, nga i cili pati edhe viktima dhe persona të lënduar, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material.
Ndryshe, Shkupi dhe Zagrebi u binjakëzuan në vitin 2011 dhe deri tani kanë bashkëpunuar në fushën e arsimit, sportit, trafik dhe kulturë./Telegrafi/
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...