Në kuadër të mbështetjes për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, edhe sot është duke vazhduar shpërndarja e ndihmave me pako të kompletuar ushqimore, për të gjitha ato familje që kanë nevojë.
Shpërndarja po bëhet në kuadër të Shtabit Emergjent Komunal, ndërsa ndihmat janë donacion nga kompani apo shoqata të ndryshme të cilat i kanë sjellë këto pako ushqimore.
Kjo përkrahje për këto familje, është duke u bërë përmes kryetarëve të të gjitha fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Malishevës, dhe shpërndarja është e organizuar, në mënyrë që të furnizohen me pako ushqimore, të gjitha familjet nevojtare.
Shtabi emergjent komunal, ju bën thirrje të gjitha atyre familjeve që kanë nevojë për ushqime, të lajmërohen tek kryetarët e fshatrave, pasi shpërndarja është e organizuar përmes tyre.
”Në këtë situatë që po kalon Malisheva, si pasojë e virusit COVID-19, furnizimet janë të mjaftueshme dhe asnjë familje nuk ka nevojë të brengoset për furnizime me gjëra ushqimore, dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar për tu mbrojtur nga ky virus.
Zbatoni në përpikëri këshillat e institucioneve shëndetësore, pasi kjo është arma më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19.
Qëndroni në shtëpitë e juaja, mos dilni pa nevojë dhe mbani distancën sociale”, theksohet në kumtesë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...