Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale, ka kanosur një nga deputetët e Republikës së Kosovës.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore”, bën të ditur policia.
Sipas tyre, hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.
Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...