Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake. Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore.
Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.
MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca!/arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...