Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është përgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me mbajtjen e seancës së Kuvendit.
IKSHPK ka theksuar se nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore, shkruan arbresh.info
Në përgjigjen e IKSHPK-së thuhet se: “IKSHPK ka paralajmërua se këto dy javë në vijim janë të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me një probabilitet të shtuar, i cili është aproksimativ i bazuar në përllogaritjen e algoritmeve të shteteve të Evropës dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në vendin tonë.
IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. Megjithatë ne rekomandojmë që në cilëndo situatë, krahas protokollit të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në përputhje me kushtet e punës, që përfshinë dezinfektimin e hapësirave të punës, kontrollin mjekësor të çdo pjesëmarrësi para hyrjes dhe mbajtjen e distancës”.
LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë./arbresh.info/

Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...