“Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletushkat, kuponat, katalogët e të tjera”.
Kjo është pika e 12 e urdhëresës së sotme të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), shkruan arbresh.info.
Por, këtë vendim nuk po e respekton Policia e Kosovës.
Ata sot në kryeqytet janë parë teksa në formë të tillë kanë shpërndarë vendimin e fundit për kufizim të lëvizjes të Qeverisë së Kosovës.
Vendimi është parë duke u shpërndarë të xhamia e Llapit, te rrethi i flamurit, në kodrën e Trimave dhe na Lagjen e Spitalit.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndalonin qytetarët në automjete dhe u jepnin një kopje të vendimit./arbresh.info/
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...
Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të...
Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët ko...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...