Ish mesfushori i Liverpool, Mohamed Sissoko beson se ylli i Liverpool, Sadio Mane do i bashkohet Real Madridit në verë.
Ka spekulimet të shumta që Zinedine Zidane e do Manen në skuadër dhe “Mbretërit” janë të gatshëm të paguajnë vlerën e 150 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sissoko ka thënë se Mane me shumë mundësi do transferohet te Real Madrid sepse ka karakterin që Zinedine Zidanes i pëlqen.

“Sadio Mane besoj se do i bashkohet sepse ka karakterin që Zidane e dëshiron, atij i pëlqen shumë”.
“Mendoj se Sadio Mane do të transferohet te Real Madrid”, theksoi ai.
Mane vazhdon me formën e mrekullueshme në fanellën e “Reds” dhe është një ndër lojtarët kryesorë që është duke i ndihmuar klubit ta fitojë Premierë Ligën, trofe të cilin nuk e kanë fituar në më shumë se 30 vite./arbresh.info.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës