Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho dëshiron rikthimin në Premierë Ligë ndërsa Chelsea ka interesim të madh për lojtarin.
Sipas Mirror, braziliani më shumë mundësi do largohet nga Bayern Munich, aty ku është huazuar nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea mbetet favoriti kryesor për transferimin e mesfushorit ofansiv dhe thuhet se ka bërë gati ofertën e parë.

Bayern ka mundësinë për të blerë Coutinhon nga Barcelona për 120 milionë euro në fund të sezonit, por kanë kërkuar nga klubi katalunas që t’i zvogëlohet vlera e kërkuar dhe nëse kjo vlerë nuk zvogëlohet atëherë nuk do e aktivizojnë mundësinë e blerjes.
Coutinho ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me disa asistime në 15 paraqitje në formacionin për “Bavarezët”./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...