Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Jahanpour tha se në 24 orët e fundit kanë vdekur 129 persona.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 1.685.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 129 persona.
Në këtë mënyrë është rritur në 1.685 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, njoftoi Jahanpour i cili informoi më tej se me shtimin e 1.028 rasteve të reja numri i rasteve ka arritur në 21.638.
Jahanpour shtoi se nga spitali pas përfundimit të trajtimit janë liruar 7.913 persona.
Covid-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./AA/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë