Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka shprehur ngushëllime familje Haliti, pas vdekjes së 82 vjeçarit nga koronavirusi.
Postimi i plotë i Limajt:
Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Halim Halitit, qytetar nga komuna e Podujevës, i infektuar me COVID-19.
Familjes Haliti, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Të nderuar qytetarë,
Vendi po kalon nëpër momente jo të lehta, por ajo që është shumë më rëndësi është se ndihmën më të madhe mund ta japim ne vet, duke respektuar në përpikëri këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve.
Ne do ta kalojmë bashkë këtë situatë dhe pa dyshim që kjo situatë në bën që të reflektojmë duke u solidarizuar, kujdesur dhe respektuar rregullat.
Përmes këtij postimi, dua t’i uroj shërim të shpejt të gjithë atyre që janë të prekur nga ky virus, duke shpresuar që të bashkohen sa më shpejtë me fami ljet e tyre.
Ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi, dhe në këtë formë secili e jep kontributin e vet në mos përhapjen e këtij virusi.
#rrininështëpi
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...
“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi ...
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Ibrahim Kargbo Jr
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...