Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi se të vdekurit nga koronavirusi janë të moshuar.
Koca njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre janë testuar pozitiv. Me këto, shtoi ai, numri i përgjithshëm i të infektuar në vend rritet në 947.
“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, shkroi Koca. Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa. Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 12.500.
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...
“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi ...
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Ibrahim Kargbo Jr
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...