Rajoni italian i Lombardisë ka prezantuar masa më të rrepta në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas rregullave të reja të shpallura sonte, aktiviteti sportiv dhe fizik jashtë, madje edhe individualisht, është i ndaluar. Ndalohet edhe përdorimi i makinave, transmeton portal arbresh.info
Masa vjen pasi Italia raportoi gati 800 vdekje të koronavirusit gjatë ditës së shtunë, duke rritur numrin e të vdekurve në 4,825, më i larti në botë.
Lombardia është rajoni i prekur më keq në vend me 3.095 vdekje.
Presidenti i rajonit Attilio Fontana njoftoi masat e reja në një deklaratë.
Biznesit u është kërkuar të mbyllin të gjitha operacionet duke përjashtuar zinxhirët “thelbësorë” të furnizimit. Puna në vendet e ndërtimit do të ndalet përveç atyre që punojnë në spitale, rrugë dhe hekurudha.
BE e ndihmon Kosovën me 5 milionë euro për luftimin e koronavirusit
Lombardia ka qenë nën një bllokim që nga 8 marsi dhe qeveria kishte shpresuar të shihte rezultatet atje së pari.
Shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetit të Italisë, Silvio Brusaferro u bëri thirrje të moshuarve të qëndrojnë brenda. Mosha mesatare e viktimave të Italisë është 78.5.
“Nëse nuk i zbatoni të gjitha masat, ju i bëni gjithçka më të vështira. Nëse bëni, ne mund ta bëjmë që ky shpërthim të ngadalësohet,” tha ai.
Megjithatë, numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka vazhduar të rritet.
Deri më dje në mesnatë, në të gjithë botën janë regjistruar 220 mijë raste të reja me koronavirus dhe më shumë se 9 mijë vdekje./arbresh.info/
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën