Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pjesa e parë e ditës së nesërme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por duke filluar nga pasditja, kryesisht orët e vona të ditës do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me riga lokale shiu të shoqëruara me borë dhe me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas IHMK-së, reshjet do të fillojnë më herët në rrafshin e Dukagjinit dhe intensiteti i tyre do të jetë më lartë se në rrafshin e Kosovës.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në komunikatë.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin