Saras, ndërmarrja e naftës e drejtuar nga ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhuruar 1 milion euro për spitalet e rajonit të Lombardisë që të luftojnë pandeminë e njohur si koronavirus.
Sëmundja infektive ka përshkuar shumë tashmë vendet evropiane, ku Italia është shteti më i prekur deri tani.
Perutnina Ptuj me kujdes dhe vëmendje të veçantë për konsumatorët
Situata e rënduar ka bërë që shumë personalitetet të dhurojnë mjete financiare për të ndihmuar shtetin dhe njëri nga to është Moratti.
“Në këtë moment të urgjencës kolektive, spitalet janë strukturat më të tendosura dhe roli i tyre është thelbësor në luftimin e këtij virusi”.
“Ne e ndiejmë nevojën t’i japim mbështetje konkrete asamblesë rajonale të Lombardisë, një nga fushat më të goditura, të cilët po përballen me situatën me frymën e përgjegjësisë, kurajos dhe përkushtimit”, ka thënë Moratti.
Kompania e Morattit gjithashtu siguron që karburante shtesë janë në dispozicion për të drejtuar spitalet me kapacitet të plotë.
Mbi 4,000 njerëz kanë vdekur në Itali pas kontraktimit të coronavirusit, shumica e tyre në rajonin e Lombardisë (Milano, Brescia dhe Bergamo).
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën