Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat e motit për ditën e nesërme.
Sipas IHK-së, pjesa e parë e ditës nesër do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por duke filluar nga pasditja, kryesisht orët e vona të ditës do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me riga lokale shiu të shoqëruara me borë dhe me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet do të fillojnë më herët në rrafshin e Dukagjinit dhe intensiteti i tyre do të jetë më lartë se në rrafshin e Kosovës.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot