Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë.
Pacolli në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE’së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.
Tutje Pacolli ka pyetur nëse edhe Kosova duhet ta kritkojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit.
Sipas kreut të AKR-së një çasje e tillë e BE’së dëmton politikën e jashtme të Brukselit. Ai përveç tjerash ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave.
Megjithatë të enjten nga Zyra e BE’së në Kosovë kanë paralajmëruar se do të ndajnë fonde edhe për Kosovën pas situatës me COVID-19.
Make the difference btw the @ApostolovaEU in #Kosovo & @FabriziSem in #Serbia. Must we go publicly saying bad things on the #EU to get their attention like Vucic? This double standards by the #EU on #Kosovo & #Serbia from visa liberalization to Covid19 will harm the EU FP here. pic.twitter.com/XC1WLM0qbO
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 21, 2020
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri