Mbrëmjen e djeshme u konfirmua se një infermier i Spitalit të Gjakovës është infektuar me koronavirus, pasi i njëjti kishte kontakt me një këngëtar të konfirmuar para disa ditësh.
Ndërsa kishe dyshime se deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj kishte patur kontakt me të infektuarin, gjë që Lekaj e ka mohuar në një postim në Facebook.
Lekaj u shpreh se nuk ka patur kontakt direkt me të infektuarin por në distancë dhe me masa mbrojtëse.
Statusi i tij i plotë:
I informoj qytetaret, bashkpuntoret, familjaret dhe te interesuarit e tjerë.Nuk kam pasë kontakt direkt me ndonjë të infektuar.
Takimi në distancë dhe më masa mbrojtëse nuk është i rrezikshëm. Së pari jam profesionist shendetesor prandaj di të mbrohem vet dhe si ti mbroj te tjerë t.
Jam duke i kryer të gjitha përgjegjësit që më takojn.
Andaj paniku është shumë më i rrezikshem se sa vet virusi. Rrespekt për puntorët shëndetesor.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri