Është ndarë nga jeta legjenda e muzikës kantri, Kenny Rogers.
Autori i hiteve si “The Gambler” dhe “Lady” ka vdekur në moshën 81-vjeçare, bën të ditur familja e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Rogers vdiq në paqe në shtëpinë e tij nga shkaqe natyrore i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në deklaratën e SKH Music.

Familja e Rogers planifikon një meshë private për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tutje lexon deklarata.

Rogers është i mirënjohur për hitet si “The Gambler”, “Lady”, ” Islands in the Stream”, “Lucille”, “She Believes In Me,” dhe “Through the Years”.
Rogers njoftoi në 2015 se pasi kaloi më shumë se 50 vjet në biznes, ai planifikoi të tërhiqej pas turneut të tij të radhës dhe i tha NBC-së “Sot” atëherë se ai ishte duke thënë lamtumirë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...