Kurti takon ambasadorin e Zvicrës, bisedojnë për masat e ndërmarra për koronavirusin

21:10 | 20 Mars 2020
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në takim u diskutua gjendja e krijuar nga coronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria deri më tash.

Kurti e njoftoi Ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me koronavirus po e mban gjendjen nën kontroll, me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.

Ndërkaq, diplomati zviceran shprehu kënaqësinë e tij me masat e ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe uroi që kjo krizë të kalohet sa më lehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale