Komuna e Klinës është e para që ka hyrë në karantinë.
Kjo komunë ka kërkuar ndihmë, pasi që familjet kanë mbetur të izoluara dhe kanë nevojë për ushqim dhe gjëra tjera higjienike.
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Klinës u kanë ndal në ndihmë 50 familjeve skamnore në këtë qytet.
Kjo ndihmë u bë në bashkëpunim me Komunën e Klinës.
“Lehte nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi”- tha Kastrati.
Njoftimi i plotë:
Lehte nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi
Sot ishim në Klinë!
Për të ju gjendur afër nevojtarëve stafi jonë sot ishin në komunën e Klinës dhe i ndihmuam 50 familje nevojtare me gjëra ushqimore, higjienike dhe me nga një thes 25kg miell.
Gjate këtyre ditëve i kemi furnizuar të gjitha familjet që i kemi të regjistruara në kuzhinat tona në Prizren dhe Janjevë.
Nesër plani jonë është ta ndihmojm komunën e Malishevës dhe do të vazhdojmë edhe komunat tjera.
O Zot ruaje popullin tonë dhe mbarë njerëzimin si dhe shpërblejë bamirësit.
Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktë...
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar