Qeveria e Maqedonisë së Veriut e obligoi Ministrinë për Punë të Brendshme të intensifikojë kontrollet nëpër shtëpi private ku organizohen festime dhe takime, me qëllim që të ndalojë mbajtjen e tyre.
“Obligohet Ministria për Punë të Brendshme të intensifikojë kontrollet nëpër shtëpi private dhe vula ku organizohen festime dhe takime, me qëllim që të ndërmerren masa për parandalimin e këtyre tubimeve”, thuhet në vendimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij vendimi, ndaj pronarëve të objekteve dhe personave që ndodhen brenda do të ndërmerren masa për mosrespektim të masave dhe rekomandimeve nga Qeveria për parandalimin e Covid -19.
Qeveria gjithashtu obligoi MPB-në, që nëse është nevoja, të përpunojë rregulla me fuqi ligjore, ku do të miratohet vendimi për ndalim prej 14 ditësh për mbajtjen e ligjëratave dhe trajnimeve dhe testimeve në autoshkolla.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...