Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për përhapjen e koronavirusit në Kosovë.
Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, se ngrohja e motit në vend mund të jetë një armë në mposhtjen e virusit vdekjeprurës që origjinën e ka nga Kina.
“Me ngritjen e temperaturave, 20-25 gradë, shpresojmë se do të bie intensiteti i përhapjes”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka thënë se fakti se shumica e popullsisë së Kosovës është e moshës së re iu jep mjekëve shpresë në luftën me koronavirusin.
Infektologu ka porositur qytetarët e vendit që t’i dëgjojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: të evitojnë daljet jashtë, dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...