Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Kryeministri Kurti e njoftoi atë për masat e marra nga Qeveria për të luftuar ndikimin e pandemisë Covid- 19. Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.
Ambasadori Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren.
Ambasadori Heldt theksoi rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kryeministrin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...