Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë ‘Na ndihmoni pak që ne të ju ndihmojmë shumë’.
Ky njoftim erdhi si rezultat i grumbullimeve të qytetarëve në qytet, parqe e vende tjetra të hapura.
IKShPK thotë se grumbullimi në këto vende rrezikon shëndetin e popullatës dhe përhapjen e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK bën thirrje të që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar masat higjienike dhe distancimin social, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!’, bën thirrje IKShPK.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IKShPK’së:
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
• IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.
• Por, nese nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...