Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të fortë për udhëheqësit botërorë për të punuar së bashku për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Nëse lejojmë që virusi të përhapet si zjarr i egër – veçanërisht në rajonet më të rrezikuara të botës – ai do të vriste miliona njerëz. Solidariteti global nuk është vetëm një imperativ moral, por është në interesin e të gjithëve. Katastrofa shëndetësore bën të qartë se ne jemi po aq të fortë sa sistemi shëndetësor më i dobët” tha Antonio Guterres, sekretari i OKB-së.
Guterres gjithashtu u bëri thirrje qeverive dhe organeve ndërkombëtare që të mbështesin më mirë personat më të cenueshëm financiarisht, punëtorët me paga të ulëta dhe bizneset e vogla dhe të mesme.
Ai shtoi se një recesion global tani është një siguri e afërt.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...