Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

15:17 | 19 Mars 2020
A Z

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerin Brahim Delia, në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajit.

Mustafa është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZhR-së.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, Ministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për të qenë pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve. Në këtë drejtim, Ministri Mustafa tri ditë më parë, më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve te vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale