Tashmë në Aeroportin e Prishtinës fluturimet mund të realizohen në arritje edhe me udhëtarë, ndryshe nga vendimi i mëparshëm që e ndalonte ardhjen e udhëtarëve por vetëm të aeroplanëve me ekuipazh.
Megjithatë, vendimi i qeverisë është i kufizuar për fluturimet në arritje me udhëtarë pasi ata duhet të jenë vetëm me nënshtetësi kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.
Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, sot është planifikuar një fluturim në ardhje nga Stambolli me udhëtarë.
Ndërsa në nisje nga Prishtina sot do të realizohen katër fluturime.
Prishtinë-Stamboll 1 fluturim
Prishtinë-Dusseldorf 1 fluturim
Prishtinë-Munich 1 fluturim
Prishtinë-Zurich 1 fluturim
ANP “Adem Jashari” iu kujton të gjithë udhëtarëve me shtetësi të Kosovës se për fluturimet në arritje në Prishtinë, luten që të kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...